Federata e Pingpongut të Kosovës ka kënaqësinë të ndajë me ju suksesin e gjyqtarit tonë, Naim Azemi, në Kampionatin Evropian për të Rinjë, mbajtur në Ostrava të Çekisë nga 11 deri më 20 korrik 2025.
Gjatë këtij kampionati prestigjioz, Azemi është vlerësuar pozitivisht dy herë nga vlerësues ndërkombëtarë për titullin Blue Badge. Me këtë arritje, ai i afrohet edhe më shumë certifikimit për këtë titull, duke përmbushur tre nga katër vlerësimet e nevojshme.
Një tjetër moment i rëndësishëm ishte përzgjedhja e tij për të referuar finalen e çifteve miks, ku performanca e tij është vlerësuar lart nga zyrtarët e kampionatit.
FPPK i uron suksese të mëtutjeshme!