Pingpongistët e rinj e kanë shënuar përvjetorin e 25-të të Çlirimit të Kosovës, me turneun që u mbajt në Palestrën e Gjimnazit Xhavit Ahmeti, në Gjilan.
Garat janë mbajtur për grup-moshat U9, U13 dhe U17.
Te kategoria U9 pati pjesëmarrje shumë të ulët. Këtë garë e dominuan lojtaret e Kpp Artana nga Artana që zunë 3 nga 4 vendet e para: Sara Llapashtica e para, Erina Vranovci e Gani Malokut e dyta dhe dyshja tjetër nga Kpp Artana: Alea Mehmeti dhe Norela Kllokoqi.
Ndër djemtë e kategorisë U9, më i miri ishte Arijon Krasniqi i TTC Ferizaj para Arti Maroshit të Kpp Ulpiana, Detar Malokut nga Kpp Gani Maloku dhe Det Konushefcit nga Kpp Priping.
Te kategoria U13 për vajza, Jonida Ibrahimi e Kpp Shpresa e Turiqefcit ka dalë e para, para Amra Gashit të Kpp Prishtina, Sara Hoxhës së Kpp Ahmet Hoxha dhe Vlera Beqës së Kpp Shpresa.
Te djemtë U13, një një konkurrencë shumë të fortë, Olti Behluli (Ahmet Hoxha MK) e arsyetoi epitetin e favoritit pasi triumfoi para Resul Smailit të Kpp Sharrit, Muhamet Mudut të KVPP Prizreni dhe Imran Durakit të Sharrit.
Te femrat U17, Taibe Ruli (Kpp Prishtina) ishte më e mirë se Ajola Behluli e Kpp Ahmet Hoxha MK, Tuana Gacaferit të Kpp Juniku dhe Jona Hashanit të Kpp Ahmet Hoxha.
Kategoria me pjesëmarrjen më masovike ishte ajo në U17 për djemtë, ku në mesin e 56 lojtarëve më i miri doli Akil Mahmuti i Kpp Lidhja e Prizrenit, Ibrahim Maloku i Kpp Vushtrria ishte i dyti, kurse Artur Merofci nga Vushtrria dhe Adriatik Maloku i Kpp Gani Maloku zunë vendie tretë.
Më të mirëve iu ndanë medalje dhe Kupa.