STAG

Tregimi i pingpongut Kosovar shembull për Federatën Botërore e Pingpongut

Prishtine, 3 tetor - Në webfaqen zyrtare të Federatës Botërore të Pingpongut është shkruar në detale për historinë e federatës së pingpongut Kosovar, zhvillimin dhe sukseset duke u potencuar shembujt që mund të merren globalisht nga puna e treguar deri më tani.

‘Një sukses i dalluar nën udhëheqjen e z.Nehat Citaku, janë përpjektjet  për ta bërë pingpongun mjet për të inkurajuar aktivitetet fizike në njërën anë dhe për ti ndihmuar shtetit në formimin e identitetit’

Në tregim poashtu potencohet gjesti i lojtarëve Linor Citaku dhe Vlona Maloku gjatë Kampionatit Botrorë të mbajtur ne Suzhou të Kinës në vitin 2015, ku edhe kanë fituar cmimin botëror “Fair Star Award”.

Tregimi bazohet në organizimin e “Javës Evropiane të Sportit”, ku federatat sportive kanë organizuar evente të ndryshme me qëllim të promovimit të sportit e ndër to ishte edhe Federata e Pingpongut e Kosovës ku është vlersuar lartë edhe nga Federata Botërore e Pingpongut.

Duke folur për rëndesine e kesaj ngjarje sportive, Presidenti i Federates se Pingpongut të Kosovës, Nehat Çitaku e cilësoi te rëndësishme pjesëmarrjen e pingpongistëve ne “Javen Evropiane te Sportit” meqe sipas tij, sporti na bën të ndihemi evropianë.

Kastriot Orana, përgjegjës për marrëdhenje me jashtë në FPPK u shpreh se “Federata Botërore e Pingpongut ishte federata e parë ndërkombëtare që njohi Kosovën, kështu që nga pranimi i federatës sonë në arenën ndërkombëtare ne kemi marrë pjesë aktive në garat evropiane dhe botërore. FPPK ka bashkëpunim të mirë dhe marrëdhënie të mira me Unionin Evropian të Pingpongut dhe Federatën Botërore të Pingpongut. Konsiderojmë aktivitete të tilla si Java Evropiane e Sporteve, shumë e rëndësishme për t'i afruar fëmijët dhe prindërit me sportet në përgjithësi, përfshirë edhe pingpongun. "

Në linkun më poshtë mund të gjeni tregimin e plotë të Federatës Botërore të Pingpongut:

https://www.ittf.com/2019/09/27/kosovo-sets-example/