STAG

U mbajt Kuvendi i Dytë i Rregullt i Punës së FPPK-së për vitin 2022

Me datën 22/09/2022, në Hotel Magra Austria në Bërnicë, FPPK mbajti kuvendin e dytë të rregullt të punës në të cilin të pranishëm ishin shumica e përfaqësueseve / delegatëve të klubeve të pingpongut të Kosovës, kurse në rolin e vëzhguesit i pranishëm ishte edhe anëtari I bordit ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës z. Bujar Turjaka.

Kuvendi u zhvillua në frymë demokratike dhe bashkëpunimi, debate konstruktive dhe frytedhënëse ku u diskutuan çështje të rëndësishme dhe u morën vendime në lidhje me plotësim dhe ndryshim të akteve normative të FPPK-së si :

Statuti i FPPK-së

Rregullorja e Punës së Bordit Ekzekutiv

Rregullorja e Punës së Përfaqësueses

Rregullores e Zgjedhjes së Laureatëve

Rregullorja e Regjistrimit të Klubeve dhe Anëtarëve të saj

Rregullorja e Organizimit të Garave

dhe Kodi Disiplinor.

Poashtu u elaborua dhe u miratua Plani Strategjik i FPPK 2022-2025 i cili përmban gjashtë objektiva strategjike ambicioze. 

Foto nga kuvendi: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5687361094660187/5687359301327033/