STAG

U mbajt Turneu Memorial i Pingpongut për Veteranë “Dr. Fatmir Fazlija”

 Sot në qytetin e Skenderajt u mbajt edicioni i pestë i Turneut Memorial të Pingpongut për Veteranë “Dr. Fatmir Fazlija”, nën organizimin e klubit të pingpongut “Shpresa”, në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut të Kosovës.

Para hapjes së garës një delegacion i përbërë nga kreu i Federatës, KPP Shpresa dhe familjarë të dëshmorit Fazlija, bën homazhe te Busti i tij dhe te Kompleksi i dëshmorëve në Prekaz.

Në hapje të turneut fjalë rasti mbajtën vajza e dëshmorit Fazlija, Flaka Fazlija, drejtori i DKRS Skenderaj Alban K. Berisha, si dhe Kryetari i FPPK-së, z. Jeton Oruçi. Ky i fundit njoftoi të pranishmit se janë në konsultime me të gjitha palët për t'i gjetur mundësitë që ky turne në të ardhmen të ndryshojë statusin duke përfshirë sportistë të grupmoshave të reja dhe të gjenden modalitet për masovizimin dhe pjesëmarrjen e sportistëve nga Kosova dhe më gjerë. Morën pjesë pingpongistë nga Kosova dhe Shqipëria.

Garat u zhvilluan në fazën e grupeve dhe dy më të mirët e secilit grup vazhduan në shortin kryesor me eliminime.Te grup-mosha mbi 70 vjeç, Sheshivar Veliu doli i pari pasi në finale e mundi Vehbi Raqin me 3:0. Në vendin e tretë u renditën Shkëlqim Hoxha nga Shqipëria dhe Jakup Biba.Grupmosha mbi 65 vjeç, solli përballje interesante me shumë garues për ta nxjerrë fitues Remzi Shalën, i cili në finale e mundi Kujtim Hykën me 3:0 në seta. Gani Pireva dhe Idriz Ademi e ndanë vendin e tretë.T

e grup-mosha mbi 60 vjeçe, me jo shumë lojtarë, në finale u takuan Nehat Çitaku dhe Fatos Kqiku që përfundoi me fitoren e Çitakut 3:0.

Vendin e tretë e ndanë Enver Rexhaj dhe Qamil Statovci.Grup-mosha mbi 50 vjeçe, si zakonisht më masovikja. Kampion doli Eroll Boshnjaku, i cili në finale e mundi Driton Halilajn me 3:0 në seta, kurse vendin e tretë e ndanë Ilir Jaha dhe Bekim Fazlija.

Te grupmosha më e re e veteranëve mbi 40 vjeç, edhe një herë në finale u takuan Yll Maloku dhe Jeton Azizi. Fitorja i takoi Malokut me rezultatin 3:1 në seta. Vendin e tretë e ndanë Agim Musliu dhe Faton Zogaj.

Për fituesit, organizatori ndau medalje e Kupa, të cilat i ndanë familjarët e Fatmir Fazlisë.