Sot më 11.06.22 në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt turneu “Dita e çlirimit të Kosovës’ për kategoritë U9, U13 dhe U17 për meshkuj dhe femra. Turneu u zhvillua në një ambient të këndshëm sportiv dhe me një pjesëmarrjë të lartë të të rinjve nga Kosova dhe Shqipëria të cilët përmes këtij turneu të pingpongut shënuan një nga ditët më të rëndësishme për kombin tonë, atë të Ditës së çlirimit të Kosovës. Ndeshjet u zhvilluan me një konkurrencë por edhe me sportivitet të lartë, ku vlenë të përmendet performanca dhe rezultatet e arritura të djelmoshave nga Shqipëria në kategorinë e meshkujve.
Në kategorinë e femrave U9, në finale u takuan Lira Hashani dhe Feroza Smajli ku Lira arriti të fitoj me rezultat 3-0 për ta siguruar vendin e parë në këtë turne. Në kategorinë e meshkujve u zhvilluan konkurrencë më e fortë, ku shkëlqeu i riu nga Shqipëria Marvi Gjata i cili në finale e mposhti Gleos Selmanllarin me rezultat 3-1 për tu shpallur kampion në kategorinë U9.
Në kategorinë e femrave U13 patëm një dominim total të vajzave nga Ferizaj, ku 4 vendet e para i takuan atyre. Në finale u takuan Ajola Behluli dhe Maxhire Sojeva ku Ajola arriti të fitoj me rezultat 3-1. Në kategorinë e meshkujve i riu nga Shqipëria, Albjon Lamaj tregoi talentin e tij ku fillimisht e mposhti kampionin e kësaj kategorie në turneun e kaluar Resul Smajlin me rezultat 3-1 dhe pastaj e mposhti në finale Muhammet Mudut me rezultat 3-0 për ta rrëmbyer vendin e parë në këtë turne në kategorinë U13.
Në kategorinë e femrave U17 në gjysmëfinalen e parë u takuan Shega Hashani dhe Adea Babuni, ku Shega nuk lejoi befasi dhe fitoi me rezultat 3-0 sikurse Lenë Osmani që fitoi në gjysmëfinalen tjeter poashtu me rezultat 3-0 ndaj Taibe Rulit. Në finale Shega e tregoi kualitetin e saj dhe përkundër rezistencës se Lenës, arriti të fitoj me rezultat 3-1 dhe kështu për ta siguruar titullin e kampiones. Në kategorinë e meshkujve patëm shumë ndeshje interesante dhe befasi. Në gjysmëfinalen e parë Anes Behluli tregoi lojë të mirë dhe arriti ta befasoj kampionin Blend Hajdari duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 3-2. Në gjysmëfinale e dytë poashtu u zhvillua ndeshje shumë e fortë në mes të Adriatik Malokut dhe Kejdi Kalaja por në fund arriti të triumfoj Kejdi duke fituar me rezultat 3-2. Në finale u zhvillua ndeshje atraktive për shikuesit dhe pas 4 setave të zhvilluar Kejdi Kalaja arriti ta mposht Anes Behlulin me rezultat 3-1 dhe kështu për tu shpallur kampion i këtij turneu në kategorinë U17.
FITUESIT
U9 – Femrat
1.Lira Hashani
2.Foreza Smajli
3.Azra Haskuka
3.Rita Kurdija
U9 – Meshkujt
1.Marvi Gjata
2.Gleos Selmanllari
3.Albeat Sadiku
3.Jasin Mani
U13 – Femrat
1.Ajola Behluli
2.Maxhire Sojeva
3.Jona Hashani
3.Elsa Hajrullahu
U13 – Meshkujt
1.Albjon Lamaj
2.Muhammet Mudut
3.Lir Salihu
3.Olti Behluli
U17 – Femrat
1.Shega Hashani
2.Lenë Osmani
3.Adea Babuni
3.Taibe Ruli
U17 – Meshkujt
1.Kejdi Kalaja
2.Anes Behluli
3.Adriatik Maloku
3.Blend Hajdari.
Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5388412917888341/5388410144555285/