Me 27-28 gusht 2022 në Restorant Magra Austria në Bërnicë të Prishtinës u organizua me sukses seminari për ngritje të kapaciteteve me temën “Përdorimi i Sportit për Zhvillim”, me fokus të veçantë në përdorimin e pingpongut për rezultate specifike në zhvillim si dhe përdorimin e tij si mjet për zgjidhjen e problemeve dhe sfidave të ndryshme, veçanërisht ato sociale. Seminari u zhvillua me shumë interaktivitet, punë grupore, raste studimore si dhe ilustrime specifike mbi tema interesante si “Sporti për të gjithë” dhe “Qeverisja e mirë”.
Ky seminar u organizua nga ITTF Foundation në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ dhe Federatën e Pingpongut të Kosovës në të cilin morën pjesë përfaqësues (drejtues të federatave, administratorë, trajnerë) nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Ligjerues në këtë seminar ishin Ramon Ortega Montes (ITTF Foundation), Julia Tappendorf (ITTF Foundation) dhe Dina Küngmann (GIZ).
Në fund të seminarit pjesëmarrësit u certifikuan nga organizatorët për ndjekjen me sukses të këtij seminari.
Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5612505565479074/5612487735480857/