STAG

U organizuan dy turne për Ditën e Flamurit

Në Palestrën e SHFMU “TEFIK ÇANGA” në Ferizaj u mbajt turneu tradicional për Ditën e Flamurit për veteran dhe për senior. Për te respektuar të rënët në Shqipëri u mbajt nga një minut heshtje.

Dje duke filluar nga ora 11:00 u zhvilluan garat në kategorinë e veteranëve, ku morën pjesë rreth 60 pingpongistë nga Kosova, Shqipëria dhe nga Maqedonia.

Në kategorinë mbi 65 ishin 7 lojtarë të cilët u ndanë në dy grupe, e pas garave secili me secilin, dy më të mirët vazhduan në gjysmëfinale. Gjysmëfinalen e parë e fitoi Angel Simovski nda Jakup Kasapollit, në gjysmëfinalen tjetër Shaip Reçica fitoi ndaj Vehbi Raçit. Në finale pas një ndeshje të fortë, maqedonasi Angel Simovski fitoi me 3:1 ndaj Shaip Reçicës, duke ja mohuar të vetmin titull për këtë vit.

Kësaj radhe kishim edhe kategorinë mbi 60, në të cilën morën pjesë 5 lojtarë, e pas garave secili me secilin, i pari doli Mile Preteski, i dyti Petar Jovanovski, i treti Dimce Taskovski, i katërti Nezir Lokaj dhe i pesti Sadri Hulaj.

Në kategorinë mbi 50 si zakonisht ka më së shumti pjesëmarrës, edhe kësaj radhe ishin mbi 20 lojtarë të cilët u ndanë në 6 grupe me nga 4 e 3 lojtarë, e pas shumë ndeshjeve të bukura dhe të forta, në gjysmë finalen e parë Nehat Çitaku fitoi ndaj Eroll Boshnjakut, e në gjysmëfinalen tjetër ‘befasoi’ Vili Angelov që e mposhti Marian Avramovskin me rezultat të ngushtë 3:2. Në finale Nehat Çitaku fitoi si në fazën e grupeve ndaj Vili Angelov me rezultat 3:1.

Kategoria më e fortë mbi 40 kishte numër pak më të vogël se ajo mbi 50, por të gjitha ndeshjet ishin mjaft atraktive dhe të forta. Pas fazës së grupeve Besart Domaniku fitoi ndaj Erxhan Karabaxhakut në të tetën e finales dhe ndaj Jeton Beqirit në gjysmëfinale, në anën tjetër Alimehmet Kaqaniku në të tetën e finales fitoi ndaj Eroll Karabaxhakut dhe ndaj Driton Laskës në gjysmë finale. Në finale, Besart Domaniku e kontrolloj plotësisht lojën ndaj Alimehmet Kaqanikut duke fituar me rezultat 3:0.

Në kategorinë e çifteve ishin të paraqitura 18 dyshe, ku shumë ndeshje ishin finale para finales, duke ardhur deri në gjysmëfinale e parë ku Marjan Avramovski/Saso Stojanovski fituan me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj Eroll Boshnjaku/Erxhan Karabaxhaku. Në gjysmëfinalen tjetër Alimemet Kaçaniku/Jeton Beqiri fituan me 3:1 ndaj Dritan Laska/Nehat Çitaku. Në finale të pranishmit u mahniten me llojllojshmërinë e shkëmbimeve dhe me angazhimet e të dy çifteve, në fund me rezultat 3:1 kampion u shpallën  Alimemet Kaçaniku/Jeton Beqiri.

 

Sot po ashtu në Palestrën e SHFMU “TEFIK ÇANGA”në Ferizaj u mbajt turneu tredicionalt për Ditën e Flamurit kombëtar për senior. Morën pjesë rreth 100 pingpongistë e pingpongiste nga klubet e Kosovës dhe Shqipëria.

Në konkurrencën e femrave garuan lojtaret më të mira të Kosovës. Në takimet gjysmëfinale Iliriana Haliti e mundi Hanife Zeqirin me rezultatin 3:0, kur Linda Zeqiri, Shega Hashanin, poashtu me 3:0.

Ndeshja finale ishte shumë e bukur dhe me rivalitet të lartë, ku u desht të luhej seti i pestë për tu vendosur fituesja. Kësaj radhe fitorja i takoi Iliriana Halitit me 3:2 në seta.

Te meshkujt pas ndeshjeve në grupe, në shortin kryesor pati shumë ndeshje të mira dhe interesante, ku pati edhe lojtar nga Shqipëria. Në gjysmëfinale, Rrahman Ademaj i rrezistoi Kreshnik Mahmutit, por ky i fundit dëshmoi formën e tij të mire dhe nuk lejoi që të mposhtet. Në gjysmëfinalen e dytë Fatih Karabaxhaku ishte më i mire se Yll Maloku i Ferizajt, megjithëse hasi në lojë të forte të Yllit.

Në finale, të gjithë të pranishmit në sallë u kënaqën me lojën atraktive dhe cilësore të dy lojtarëve më të mire aktualisht në Kosovë, Kreshnik Mahmutit dhe Fatih Karabaxhakut. Kreshniku fitoi setin e pare dhe të tretë, kurse Fatihu e barazoi në të dyja rastet dhe në setin e pestë Fatihu krijoi epërsi të lartë me 6:1 në seta, të cilën e ruajti deri në fund duke fituar setin me 11:5 dhe gjithë ndeshjen me 3:2 në seta.