Në ditën e tretë të WTT Youth Contender Prishtina 2024 u zhvilluan garat në grupe për kategoritë U11, U15 dhe U19. Dashamirët e pingpongut patën mundësinë të shohin ndeshje të forta e me plot emocion.
Pingpongistët Kosovarë edhe sot patën paraqitje të mirë, më së miri dolën , Imran Duraku dhe Ris Ismajli të cilët arritën të plasohen në gjysmëfinale për kategorinë U11, e nesër do te luftojnë për një pozitë në finale.
Sportistët e tjerë të cilët arritën të kalojnë fazën e grupit janë: Jona Hashani, Olti Behluli, Sara Hoxha dhe Jonida Ibrahimi në kategorinë U15, ndërsa Taibe Ruli në kategorinë i U19.
Ndeshjet kryesore të ditës u zhvilluan në finalen e çifteve të përziera, për kategoritë u15 dhe u19. Në finalen e çifteve të përziera U19, Stefan Dimitrov dhe Viktoria Persova nga Bullgaria fituan ndaj Onur Duran dhe Defne Karaoglu nga Turqia.
Ndërsa për U15, Max Radiven nga Anglia dhe Khulan Khurelotgon nga Mongolia fituan ndaj Ahmet Tukenmez dhe Zeynep Duran nga Turqia.