STAG

U zhvillua java e pestë e Ligës U15 meshkuj

 Të dielen, është zhvilluar java e pestë e Ligës së të rinjve U15 për meshkuj.

KVPP Prizreni vazhdon të kryesojë tabelën me të gjitha ndeshjet e fituara deri më tani. Këtë javë prizrenasit e mundën një nga rivalët direkt për titull Gani Malokun me 3 :0.

TTC Ferizaj në pozitën e dytë me 17 pikë, tani mbetet rivali i vetëm i prizrenasve për titull, pasi e fituan ndeshjen ndaj Pripingut me 3:0.

Ahmet Hoxha MK është përforcuar në pozitën e katërt me 15 pikë pas fitoreve ndaj Pripingut me 3 :2 dhe Ulpianës me 3 :1.

Pripingu, me dy humbje, mbetet në pozitën e pestë me 11 pikë, po aq sa Ulpiana e cila e ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Drita M është e fundit me 9 pikë.