Këtë fundjavë janë zhvilluar 2 ndeshje të javës së gjashtë të Superligës së Femrave dhe një e Superligës së meshkujve.
Në ndeshjen e meshkujve, Lidhja e Prizrenit e ka mundur Hasan Prishtinën me 4 :0 dhe vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes.
Në Superligën e femrave, Ahmet Hoxha e ka mundur Junikun me rezultat 4 :1 dhe kryeson bashkë me Dritën me nga 11 pikë, kurse Drita e ka mundur rivalin lokal Gjilanin me 4 :1.
Ndeshja Shpresa – Prishtina do të luhet më 16 shtator.