STAG

U zhvilluan ndeshjet Javës së Tretë të Superligës

 Java e tretë e Superligës ka sjellë rezultate të pritura, dhe ka vazhduar me dominimin e ekipeve favorite.Te Superliga e femrave, Drita ka fituar me rezultat zyrtar (4:0) ndaj Junikut, Prishtina ka fituar me 4:0 ndaj Gjilanit, kurse Ahmet Hoxha me 4:1 ndaj Shpresës.

Pas tri xhirove, Drita dhe Prishtina kryesojnë me nga tri fitore nga po aq ndeshje të luajtura, të pasuara nga Ahmet Hoxha me 5 pikë, Gjilani me 4 pikë, Shpresa me 3 pikë dhe Juniku me vetëm 2 pikë të tubuara.

Te Superliga e meshkujve, Lidhja e Prizrenit ka hasur në vështirësi për ta mundur Shkolla Prizrenin me 4:2, sikur edhe Dardania me Vushtrrinë (4:2), Liria e ka mundur Prishtinën me 4:1, kurse Pripingu Hasan Prishtinën me 4:0.

Pas tri xhirove të zhvilluara, Pripingu, Lidhja e Prizrenit, Liria dhe Dardania, vazhdojnë kryesimin me pikë maksimale, nga 6.