STAG

KPP VUSHTRRIA SHPALLET KAMPIONE E LIGËS SË PARË

 

Të dielen më 6 tetor u luajtën ndeshjet e javës së fundit për Ligën e Parë të meshkujve dhe Ligën e Dytë A, B dhe C. 

Në Ligën e Parë, Vushtrria doli e para, kurse Hasan Prishtina vendin e dytë e siguroi në javëne fundit pasi arritën që ti fitojnë dy nga 3 ndeshjet e fundit dhe u plasuan në Superligë bashkë me Vushtrrinë. Ndërsa Drita M, e humbi hapin me kryesuesit në dy javët e fundit dhe mbeti në vendin e tretë.

Ahmet Hoxha MK, doli e katërta me 20 pikë, para KVPP. Prizreni po ashtu pati 20 pikë por bilanc direkt më të mirë patën ekipi nga Ferizaji. Në dy vendet e fundit, u renditën Llapusha me 18 pikë dhe Sharri.

Skuadra kampione u shpërblye me Kupë e medalje, kurse nënkampioni me medalje.

Në Ligën e Dytë u përcaktuan ekipet që do të marrin pjesë në play-off për dy vende që çojnë në Ligën e Parë. Nga Grupi A, Bashkimi dhe Shkolla, Nga Grupi B TTC Ferizaji dhe Vitia dhe nga Grupi C Istogu dhe Dugagjini.