session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_4e50399fa5ba4d0737fb3eeb75cd9c8b, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70 WTT Feeder Prishtina 2025 drejt fundit me ndeshje të rëndësishme
STAG

WTT Feeder Prishtina 2025 drejt fundit me ndeshje të rëndësishme

 U zhvillua edhe dita e katërt e WTT Feeder Prishtina 2025, duke na sjellë një hap më afër fundit të këtij eventi madhështor.

Gjatë ditës së sotme u zhvilluan çerekfinalet në individuale, ndërkaq në kategorinë e çifteve dhe çifteve të përziera u zhvilluan ndeshjet e gjysmëfinaleve të cilat sollën një nivel të lartë të talentit dhe profesionalizmit.

Në kategorinë e çifteve mikse, kanë dominuar sportistët nga Chile dhe Taipei të cilët nesër do të kenë një përballje të fortë.

Në çifte femra, ka dominuar bindshëm Japonia e cila pavarësisht rezultatit të ndeshjes, arrin të kthejë në shtëpi trofeun e vendit të parë dhe të dytë pëe këtë kategori.

Në kategorinë e çifteve meshkuj, Japonia do të ndeshet me lojtarët nga Turqia të cilët sot patën përballje të forta dhe treguan potencial të madh.Në individuale, ndeshjet ishin tejet atraktive me sportistë të cilët dhanë maksimumin për të fituar pikë. Juan Perez i cili mbrëmëarriti të fitonte ndaj yllit të pingpongut Simon Gauzy, nuk arriti të fitonte ndaj lojtarit suedez Elias Ranefur i cili e dominoi 3:0.

Tek femrat gjithashtu u zhvilluan ndeshje intensive, me rezultate të papritshme dhe talente të reja që po sigurojnë fitore.

Finalet e ditës së nesërme pritet të jenë emocionuese, duke filluar me çifte mikse dhe duke vazhduar me kategoritë e tjera.

Bashkohuni me ne në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve për të ndjekur ndeshjet dhe finalen e madhe nesër nga ora 16:00.Ju mirëpresim!