STAG

Dita Boterore e Pingpongut - WTTD 2019

Federata e Pingpongut edhe sivjet do të festojë Ditën Ndërkombëtare të Pingpongut, kësaj radhe në Prizren. Kjo është arritur falë bashkëpunimit me prodhuesin e mirënjohur kosovar Abi, duke ju ofruar edhe qytetarëve të Prizrenit mundësinë që më për së afërmi të njoftohen me këtë sport dhe të kenë mundësinë që të luajnë me profesionistët kosovarë të pingpongut. Siç njofton Federata e Pingpongut të Kosovës, aktiviteti është paraparë të mbahet në sheshin “Abi Çarshia” në Prizren, nga ora 11:00-16:00. Federata me klubet e Prizrenit do të vendosin disa tavolina në hapësirat e qendrës Abi Çarshia, ku do të organizohen aktivitete të ndryshme. Për më të vegjlit janë siguruar tavolinat rekreative, ku do të kenë mundësi që të marrin hapat e parë. “Qëllimi i këtij aktiviteti është të bashkojë entuziastët e pingpongut dhe qytetarëve pa dallime, për të promovuar dashurinë për sportin dhe në mënyrë ideale të angazhojë sportist e rinjë.”, bëhet e ditur në njoftimin e tyre