Simon Gauzy, një nga emrat më të njohur të pingpongut evropian dhe botëror, pritet të vijë në kryeqytetin e Kosovës për të marrë pjesë në ngjarjen madhështore WTT Feeder Prishtina, që zhvillohet nga 3 deri më 7 qershor në Pallatin e Rinisë.
Pjesëmarrja e një sportisti të renditur krah pingpongistëve më të njohur të botës, është një tregues i rëndësisë që këto gara po marrin në kalendarin ndërkombëtar sportiv dhe një vlerësim për organizimin serioz të Federatës së Pingpongut të Kosovës.
Tifozët e sportit tashmë kanë një arsye më shumë për të parë nga afër garat dhe surprizat e shumta që i presin.