STAG

Zana Bllaca dhe Denat Makolli kampionë të Turneut Top 8 për U11

 Më 11 tetor 2025 në Prishtinë është mbajtur turneu top 8 për grup-moshën U11. Te vajzat, Zana Bllaca i fitoi të gjitha ndeshjet dhe me meritë doli e para. Vendin e dytë e zuri Erina Vranovci me pesë fitore dhe vetëm një humbje në finale, edhe e treta Erina Bekteshi. Në vendin e 4 me 3 fitore e 3 barazime u rendit Adena Berisha, para Jara Hallaqit me 2 fitore e 4 humbje. Nisa Mani me 1 fitore e 5 humbje doli e gjashta, kurse Morea Azizi në pozitën e shtatë.


Te djemtë, Denat Makolli e arsyetoi epitetin e favoritit pas i fitoi të gjitha ndeshjet, duke lënë pas Arijon Krasniqin me 6 fitore e një humbje dhe Matin Hasanin me 5 fitore e dy humbje. Atlid Hajdari, është renditur i katërti me 4 fitore e 3 humbje, kurse Artiol Maroshi në pozitën e pestë me 3 fitore e 4 humbje. Detar Maloku me 2 fitore e 5 humbje u rendit i gjashti, para Faris Karabaxhakut me 1 fitore e 7 humbje, kurse në pozitën e fundit doli Enis Krasniqi.