Të dielën në Ferizaj u mbajt Kampionati Individual për Grup-moshat U9 dhe U13.
Garat u zhvilluan në kategoritë: individuale, çifte të meshkujve dhe çifte të femrave.
Në kategorinë e meshkujve U13 fitues u shpall Olti Behluli, kurse Zana Bllaca ishte befasia e ditës, por edhe kampione e dyfishtë për U13 dhe U9.Olti Behluli, arriti të triumfojë pasi në finale e mundi Rejan Krasniqin me 3:1 në seta. Vendin e tretë e ndanë Ajan Vranovci dhe Ubejd Idrizi.
Zana Bllaca i befasoi të gjitha rivalet dhe me meritë doli e para, duke e mundur favoriten kryesore Lira Hashanin me 3:1 në seta. Vendin e tretë e ndanë Rosela Abazi dhe Erina Vranovci.
Në duelet e çifteve të meshkujve, në finale u takuan çiftet nga Ferizaji Ajan Vranovci/Rejan Krasniqi me Enes Vranovcin dhe Ubejd Idrizin, ku fitues dolën A.Vranovci/R.Krasniqi me 3:1 në seta. Vendin e tretë e ndanë çiftet: Erblin Parduzi/Euron Osmani nga Vushtrria dhe Olti Behluli/Rron Sojeva nga Ferizaji.
Te çiftet e femrave, Lira Hashani/Sara Hoxha fituan në finale ndaj bashkëlojtareve nga klubi i tyre (Ahmet Hoxha) Leana dhe Jona Hallaqi. Në vendin e tretë u renditën çiftet: Rosela Abazi/Adena Berisha dhe Sara e Esma Llapashtica.
Te grup-mosha U9, për arsye të numrit të vogël të pjesëmarrësve, garat u zhvilluan me sistemin round robin (secili me secilin). Arijon Krasniqi, u rendit i pari, Uvejs Idrizi i dyti dhe i treti Luan Shabani .Te vajzat U9, Zana Bllaca u rendit e para, Norea Koliqi e dyta dhe Suela Smajli e treta.
U13 – djemt:
Olti Behluli
Rejan Krasniqi
Ajan Vranovci
Ubejd Idrizi.
U13 – Vjazat:
Zana Bllaca
Lira Hashani
Rosela Abazi
Erina Vranovci.
Çifte meshkuj:
Ajan Vranovci/Rejan Krasniqi
Enes Vranovci/Ubejd Idrizi
Erblin Parduzi/Euron Osmani
Olti Behluli/Rron Sojeva
Çifte femra:
Lira Hashani/Sara Hoxha
Leana Hallaqi/Jona Hallaqi
Esma Llapashtica/Sara Llapashtica
Adena Berisha/Rosela Abazi.
U9 Djemt:
Arijon Krasniqi
Uvejs Idrizi
Luan Shabani
Shengyl Tabaku
U 9 – Vajzat:
Zana Bllaca
Norela Koliqi
Suela Smajli
Morea Azizi.