session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_b26f7948287369a8c9f4062f41f9afd7, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70 Zhvillohen ndeshjet e javës së gjashtë në superligën e meshkujve
STAG

Zhvillohen ndeshjet e javës së gjashtë në superligën e meshkujve

 Të shtunën janë zhvilluar ndeshjet e javës së gjashtë në Superligën e meshkujve. Kjo javë solli dy ndeshje derbi në kryeqytet, Pripingu pësoi humbje të ngushtë nga ekipi kryesues i tabelës Lidhja e Prizrenit me rezultatin 3:4, kurse Dardania nuk arriti ta befasojë Lirinë nga e cila pësoi humbje me rezultat 2:4. Shkolla Prizreni e ka arritur fitoren e dytë radhazi duke fituar si mysafire e Hasan Prishtinës me 4:0, kurse Prishtina po ashtu si mysafire, e ka mundur Vushtrrinë me rezultat 4:1.

Tabelës vazhdon t'i prijë dyshja, lidhja e Prizrenit dhe Liria, me pikë maksimale nga 12, kurse dy pikë më pak, në pozitat 3 dhe 4 janë Pripingu dhe Dardania. Shkolla Prizreni në pozitën e 5-të me 8 pikë, po aq sa i ka tubuar edhe Prishtina në të 6-tën. Në dy pozitat e fundit Vushtrria dhe Hasan Prishtina kanë nga 6 pikë.