STAG

Zhvillohet gara për Kupën Kosovës

 Me 21 korrik, në palestrën e Shkollës së mesme teknike IAAP Anton Çeta, në Skënderaj u zhvillua gara për Kupën e Repulikës së Kosovës. Morën pjesë 15 ekipe në konkurrencën e meshkujve dhe 4 në atë të femrave.

Te femrat, u luajtën vetëm ndeshjet gjysmëfinale ku u takuan Drita -Juniku dhe Prishtina – Shpresa. Sikur Drita edhe Prishtina i fituan ndaj rivaleve të tyre me rezultatin 3:0. Në ndeshjen për vendin e tretë, fitore shënoi Shpresa ndaj Junikut me rezultatin 3:0.Në finale, Prishtina e mundi Dritën me 3:1 dhe me meritë e fitoi Kupën. Te Prishtina, fitore shënuan Taibe Ruli ndaj Leoresa Imerit, Lene Osmani e mundi Alma Mehmetin, kurse Linda Zeqiri e ngushtoi epërsinë e Prishtinës në 2:1 pasi e mundi Iliriana Halitin me 3:1 në seta. Vendimtare doli të jetë ndeshja ndërmjet Lene Osmanit dhe Leoresa Imerit. Osmani u tregua më e përqendruar dhe me meritë e fitoi ndeshjen me 3:1në seta, duke ia siguruar ekipit të saj vendin e parë

.


Te meshkujt, pati më shumë ndeshje me rivalitet, e tillë ishte ndeshja çerekfinale ndërmjet Paysera Dardania dhe Pripingu. Dardania në mungesë të Makollit, nuk arriti ta befasojë Pripingun dhe e humbi ndeshjen me 1:3. Ndeshje interesante në çerekfinale u zhvillua edhe ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë. Në fund Vushtrria arriti të fitojë me 3:2 dhe u rendit në gjysmëfinale. Në gjysmëfinalen prizrenase ndërmjet Lidhjes së Prizrenit dhe Lirisë, të cilën e fitoi Lidhja e Prizrenit me 3:1 në seta. Duel interesant u zhvillua ndërmjet Blendi Hajrait dhe Kreshnik Mahmutit, ku Hajdari ishte para befasisë, por në pikët e fundit të setit të pestë Kreshniku u tregua më i vëmendshëm dhe e fitoi me 3:2 në seta që ishte e mjaftueshme për ekipin e tij për të kaluar në finale. Në gjysmëfinalen e dytë, Pripingu me shumë mund e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 3:2. Në ndeshjen vendimtare, Elvedin Çollakoviqi e mundi Altin Mulin me 3:1 në seta dhe i siguroi ekipit të tij kalimin në finale. Vendin e tretë e zuri Vushtrria pasi KPP Liria nuk e zhvilluan ndeshjen.

Siç është pritur, në finale u takuan Lidhja e Prizrenit dhe Pripingu. Skuadra prishtinase në mungesë të Yll Dragidellës ishte në disavantazh sa i përket përbërjes, andaj prizrenasit e patën më të lehtë që ta fitojnë ndeshjen finale me rezultatin 3:1. Së pari Kreshnik Mahmuti e kaloi në epërsi ekipin e tij pasi e mundi Elvedin Çollakoviqin me 3:0 në seta. Sina Keyhan e barazoi rezultatin pas fitores ndaj Fatih Karabaxhakut me 3:1 në seta, kurse Dardan Imami me fitoren ndaj Leart Beqirit me 3:0, e solli në epërsi ekipin e tij. Fitoren vendimtare e arriti Fatih Karabaxhaku ndaj Elvedin Çollakoviqit 3:1 në seta me çka Lidhja e Prizrenit fiton edhe një trofe të Kupës duke e vërtetuar supremacinë e saj në garat kombëtare, qoftë për Kupë, qoftë në garat e SuperLigës. Fituesit u nderuan me medalje, mirënjohje dhe Kupë.