STAG

Zhvillohet java e dytë e Playoff-it në Ligën e Dytë

dielen më 9 nëntor, në Ferizaj do të luhen xhirot 3, 4 dhe 5 të Playoff-it për Ligën e Dytë. TTC dhe Ponte Prizreni, aktualisht i mbajnë dy pozitat e para me nga dy fitore nga po aq ndeshje të luajtura, me pretendim për ti mbajtur ato pozita deri në fund. Istogu dhe Ulpiana do të përpiqen që eventualisht të kyçen në garë për njërën nga dy vendet e para pasi kanë nga një fitore e nga një humbje, kurse Maestro dhe Skenderaj ende pa fitore, vështirë që do të mund të rivalizojnë për dy pozitat e para.