STAG

Zhvillohet java e tretë e garave ekipore për Ligat e të Rinjëve

 Të dielën më 8 shtator, në Ferizaj është zhvilluar java e tretë e garave ekipore për Ligat e të rinjëve.

Në grup-moshën U15 Grupi A, Ahmet Hoxha MK ka fituar ndaj Prishtinës me 3:0 dhe vazhdon ta mbajë kryesimin e renditjes me 10 pikë. TTC Ferizaj i ka shënuar dy fitore, ndaj Shqiponjave të Zeza me 3:0, ndërkaq Prishtina ka fituar ndaj Hasan Prishtinës dhe ka pësuar nga Ahmet Hoxha MK.

Në grup-moshën U15 Grupi B, KVPP Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pripingut me 3:0 dhe kryeson tabelën me pikë maksimale 10.

Në Ligën e femrave U15, Artana dhe Ahmet Hoxha MK, janë renditur në vendin e parë me nga 10 - të pikë.