Sot, me datë 29 tetor, në Pallatin e Rinisë dhe sportit, në Prishtinë, u zhvilluan ndeshjet e 3 xhirove të mbetura nga Play Off- i i ligës së dytë të meshkujve.
Në xhiron e parë u takuan ‘Shkolla’ dhe ‘Vitia’ dhe u zhvillua një ndeshje shumë interesante. Lojën e parë e fitoi lojtari nga ekipi ‘Shkolla’, ndërsa të dytën lojtari nga ekipi i Vitisë për të barazuar rezultatin në 1:1. Dy ndeshjet e mëtejshme u fituan nga lojtarët e ekipit 'Shkolla', duke përfunduar ndeshjen me rezultatin 3:1.
Në xhiron e dytë, ‘Drita M’ e cila kishte shënuar dy fitore në dy xhirot e para, u ndesh me ekipin ‘Vitia’, ndeshje të cilën lojtarët e ekipit gjilanas e fituan me lehtësi me rezultat 3:0. Me këtë fitore ata u shpallën kampion të ligës së dytë dhe vitin e ardhshëm do të garojnë në ligën e parë të Kosovës.
Ndeshje shumë interesante u zhvillua edhe në xhiron e tretë, në mes të ekipit ‘Shkolla’ kundër ‘Galileo’, e cila ishte vendimtare për të përcaktuar ekipin që do të pozicionohej në vendin e dytë.'Shkolla' dhe 'Galileo' zhvilluan një ndeshje shumë interesante me tension dhe emocione. Lojën e parë e fitoi skuadra 'Shkolla', ndërsa lojën e dytë 'Galileo'. Në lojën e tretë, ekipi 'Galileo' mori udhëheqjen, ndërsa lojën e katërt e fitoi 'Shkolla', duke barazuar rezultatin 2:2 në serinë e ndeshjeve. Fituesi u përcaktua në lojën e fundit, e cila u fitua nga lojtari i ekipit 'Galileo' me rezultatin 3:2.
Kështu, 'Galileo' shpallet nënkampion i ligës së dytë dhe ekipi i dytë që kualifikohet në ligën e parë.
KPP ‘Shqiponjat e Zeza’ për shkak të mos zhvillimit të më shumë se tri ndeshjeve ne Ligen e dyte B dhe ne playoff te liges se dyte diskualifikohet.
Rezultatet e ndeshjeve:
Më shumë fotografi: https://www.facebook.com/media/set/?set=a.727921436028392&type=3