STAG

“Gani Maloku II” kampion i ligës së dytë në pingpong për vitin 2022

Sot më 30.10.2022 në shkollën “8 marsi” në Pejë u zhvilluan ndeshjet e play off-it në ligën e dytë për kategorinë e meshkujve. Ndeshjet u zhvilluan në formë të gjysmëfinaleve dhe pastaj finaleve në mënyrë që të përcaktohej kampioni si dhe plasmani përfundimtar për secilin ekip. Në ndeshjet gjysmëfinale ndeshje interesante u zhvillua ajo në mes të ekipeve “Dukagjini” dhe “Istogu” që përfundoi me rezultat 1-4 për ekipin nga Istogu të cilët pastaj në ndeshjen finale u ndeshen me “Gani Maloku II” ku pësuan humbje 4-1 por edhe përkundër humbjes arritën ta sigurojnë plasmanin për në ligën e parë për vitin e ardhshëm. “Gani Maloku II” gjatë gjithë këtij sezoni tregoi formë stabile dhe në fund me meritë shpallet kampion i ligës së dytë për ediconin 2022 dhe në vitin e ardhshëm do të garoi në kampionatin ekipor të ligës së parë.

Plasmani përfundimtar i ligës së dytë për edicionin 2022

1.Gani Maloku II

2.Istogu

3.Drenasi

4.Dukagjini

5.Dardania II

6.Klina

7.Shpp Ahmet Hoxha

8.Vitia

9.Shqiponjat e zeza

10.Juniku

11.Gjinkalla

 

Foto:  https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5801449226584706/5801447976584831/

Aktivitetet e ardhshme

05.11.22 - Turneu TOP 8 për U11 (Ferizaj)

06.11.22 - Turneu TOP 8 për U17 (Ferizaj)