STAG

ITTF-PTT Level I Coach Education Course

Sot u mbajt dita e parë e ITTF-PTT Level I Coach Education Course, aktivitet i organizuar nga Federata e Pingpongut të Kosovës në kuadër të projektit të fituar nga ITTF Development Program.

Kursi po udhëhiqet nga eksperti i certifikuar i ITTF-së, argjentinasi Oscar Roitman, i cili gjatë ditës së parë ndau njohuri dhe përvoja profesionale me trajnerët pjesëmarrës.

Gjatë kësaj dite u trajtuan tema të ndryshme të rëndësishme për zhvillimin profesional të trajnerëve, ndër të tjera dallimi mes “pingpong” dhe “table tennis”, roli dhe përgjegjësitë e trajnerit, si dhe stilet e ndryshme të trajnerëve.

Pjesëmarrësit patën mundësi të bashkëbisedojnë drejtpërdrejt me ekspertin, të parashtrojnë pyetje dhe të ndajnë përvojat e tyre, duke krijuar një atmosferë interaktive, të hapur dhe të fokusuar në diskutim dhe shkëmbim të njohurive.

Kjo ishte vetëm dita e parë e kursit, ndërsa aktiviteti do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me tema dhe sesione të tjera të dedikuara për avancimin e njohurive dhe aftësive të trajnerëve.