STAG

Kupa e Republikës së Kosovës 2026 – Gara për trofeun nis më 3 tetor

 Federata e Pingpongut e Kosovës ju fton të ndiqni nga afër garat për Kupën e Republikës së Kosovës 2026, një nga ngjarjet kryesore të kalendarit të garave të pingpongut në vend.

Garat do të zhvillohen më 3 dhe 4 tetor nga ora 10:00 në Ferizaj në sallën “Astrit Bytyqi”, duke sjellë në një arenë garues të rritur dhe të grupmoshës U15, në garat e tri kategorive: 

• U15 – Meshkuj  • Senior – Femra • Senior – Meshkuj

Dy ditë garë, përballje direkte dhe emocione në kërkim të trofeut të Kupës së Republikës së Kosovës 2026.

Prania e mediave është e mirëseardhur për të përcjellë nga afër garat dhe momentet kryesore të këtij aktiviteti.

Ju mirëpresim!