STAG

“Lidhja e Prizrenit” dhe “Drita” mbrojnë titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në pingpong

Sot me datën 23.10.2022 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së fundit të kampionatit ekipor në Superligë për kategorinë e meshkujve dhe femrave.

Në kategorinë e meshkujve edhe këtë vit djelmoshat nga Prizreni arritën të shpallën kampion duke e mbrojtur kështu titullin e kampionit për të shtatën herë radhazi për klubin e tyre “Lidhja e Prizrenit”. Edhe këtë vit klubi “Lidhja e Prizrenit” është udhëhequr nga trajneri tashmë i mirënjohur Rifat Rifati dhe lojtarët Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku dhe Blend Hajdari. Në vendin e dytë përfundoi klubi nga Prishtina “Priping” të cilët patën një sezon të mirë dhe me disa transfere të huaja të cilët e bënë edhe më interesant kampionatin mirëpo që nuk mjaftuan për tu shpallur kampion. Këtë vit nga Superliga do të largohen dy ekipet “Sharri” dhe “Llapusha”.

Në kategorinë e femrave kampioni u përcaktua sot në xhiron e fundit ku u ndeshën “Drita” e Gjilanit dhe “Ahmet Hoxha” nga Ferizaji ku pritej një ndeshje më e barazpeshuar duke e ditur kualitetin e dy ekipeve, por që vajzat nga Gjilani me përvojën e tyre arritën ta fitojnë ndeshjen me lehtësi dhe rezultat të pastër 4-0 duke arritur kështu ta mbrojnë titullin e kampionit për të gjashtën herë radhazi. Këtë edicion klubi “Drita” u përfaqësua nga Linda Zeqiri, Alma Mehmeti dhe Lenë Osmani të udhëhequr nga Skender Zeqiri dhe trajneri Jeton Azizi. Nga Superliga këtë vit do të largohen “Shpresa” dhe “Dradania F” të cilat vitin e ardhshëm do të garojnë në ligën e parë.

TABELAT PËRFUNDIMTARE PËR EDICIONIN 2022

Rezultatet e xhiros së fundit