STAG

“Lidhja e Prizrenit” kampion i ligës U17 për vitin 2022

Sot me datën 29.10.22 në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u zhvilluan ndeshjet e play off-it të ligës U17 për kategorinë e meshkujve. Ndeshjet u zhvilluan në formë të gjysmëfinaleve dhe pastaj finaleve në mënyrë që të përcaktohej kampioni si dhe plasmani përfundimtar për secilin ekip. Në ndeshjet gjysmëfinale ndeshje interesante u zhvillua ajo në mes të “Gani Maloku” dhe “Lidhja e Prizrenit II” e cila përfundoi me rezultat të ngushtë në të mirë të “Lidhja e Prizrenit II” e cila në ndeshjen finale për vendin e parë u ndesh me ekipin poashtu nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit” të cilët fituan me rezultat bindës 3-0 për ta mbrojtur kështu titullin e kampionit edhe për edicionin 2022. Ndeshje interesante ishte edhe ndeshja për vendin e tretë e cila u zhvillua në mes të dy klubeve nga Ferizaji, “Ahmet Hoxha MK” dhe “Gani Maloku” e cila përfundoi me rezultat të ngushtë 3-2.

Plasmani përfundimtar i ligës U17 (M) për edicionin 2022

1.Lidhja e Prizrenit

2.Lidhja e Prizrenit II

3.Ahmet Hoxha MK

4.Gani Maloku

5.KVPP Prizreni

6.Shkolla Prizreni

7.Ahmet Hoxha

8.Vushtrria

9.Sharri

10.Istogu

11.KVPP Prizreni II

12.Shqiponjat e zeza

13.Hasan Prishtina

14.Maestro

 

Foto:  https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5798538383542457/5798533390209623/