STAG

Alimehmet Kaqaniku, Eroll Boshnjaku, Remzi Shala dhe Vehbi Raçi fitues të turneut të veteranëve për ditën e flamurit

Dje, 27.11.2021, në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj u organizua turneu i veteranëve për Ditën e Flamurit. Morën pjesë afër 40 pingpongistë nga Kosova të cilët i përshëndeti kryetari i veteranëve, Dr. Sadri Hulaj, me fjalë rasti dhe urimin për ditën e flamurit. Në të gjitha kategoritë garat u zhvilluan fillimisht në grupe, secili me secilin e pastaj dy më të mirët e grupit vazhduan në skeletin kryesor.

Në Kategorinë mbi 65, në gjysmëfinalen e parë Shaip Reçica befasoi Shasivar Veliun me fitore 3:0, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër Vehbi Raçi fitoi me 3:1 ndaj Jakup Bibës. Në finale të dy lojtarët treguan dhe të barabartë, në fund me 3:2 fitoi Vehbi Raçi.

Në kategorinë mbi 60, në gjysmëfinalen e parë Remzi Shala fitoi ndaj Sadri Hulaj me 3:1, e me rezultat të njëjtë edhe Nezir Lokaj ndaj Bujar Halilit. Në finale Remziu tregoi superioritetin e tij në këtë kategori duke fituar me 3:1 ndaj Nezirit shum luftarak.

Në Kategorinë mbi 50, në gjysmëfinalen e parë Nehat Çitaku fitoj me 3:0 ndaj Qamil Vishajt, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë Eroll Boshnjaku 3:1 ndaj Eroll Karabaxhakut. Në finale Erolli dhe Nehati treguan lojë shumë të fortë, në fund me fitues doli Erolli me rezultat 3:1.

Në Kategorinë mbi 40, në gjysmëfinalen e parë u takuan dy lojtarë që përdorin shumë mirë gomën me thera, Jeton Azizi dhe Ercan Karabacak, kësaj radhe fitoi bindshëm Jetoni me 3:0. Në gjysmëfinalen e dytë Alimehmet Kaqaniku befasoi Ylli Malokun duke fituar me 3:1. Finalja ishte shumë ndeshje e fortë ndërmjet dy lojtarëve që u takuan edhe në fazën e grupeve. Fitore përsëri shënoi Alimehmet Kaqaniku por kësaj radhe me rezultat të ngushtë 3:2, duke e kthyer rezultatin në setin e pestë nga 5:9 në 11:9.

Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.4768351983227774/4768345809895058/