STAG

Asnjë ndeshje me rezultat 4:0 në Superligën e Kosovës

Dje, 16.04.23 nga ora 10:00 në SHFMU “Fadil Hisari” në Prizren u organizuan xhirot 5 dhe 6 të Superligës për meshkuj dhe femra.

Siç është pritur shume ndeshje me të drejtë janë konsideruar derbi që vërtetohet edhe nga epilogu i të gjitha ndeshjeve, asnjë ndeshje nuk është mbyllur me rezultat të pastër 4:0.

Në kategorinë e meshkujve, Lidhja e Prizrenit dhe Pripingu shënuan nga 2 fitore, ndaj “Ahmet Hoxhes” dhe “Dardanisë”, e në xhiron e fundit do të “luftojnë” për vendin e parë të sezonit pranveror.

Po ashtu edhe ndeshjet ndërmjet 4 të fundit ishin mjaft interesante, por Prishtina dhe Liria shënuan nga dy fitore, ndaj “Kvpp Prizreni” dhe “Vushtrria”, për të marrë frymë më lirshëm, e në xhiron e fundit do të sfidojnë njëra tjetrën për plasman edhe më të mirë.

Edhe në kategorinë e femrave dy të parat, “Ahmet Hoxha F” dhe “Drita F” shënuan fitore ndaj “Prishtinës” dhe “Vushtrrisë”, për të lënë xhiron e fundit vendimtare për të paren e superligës së femrave.

Ndeshjet ndërmjet 4 të fundit ishin edhe më interesante, përderisa “Ahmet Hoxha MK”, shënoi dy fitore për të u përforcuar në vendin e 3-të, fitoj derbin lokal me “Gani Malokun” dhe me “Pejën” 4:1, ndërsa “Lidhja e Prizrenit” dhe “Gani Maloku” shënuan nga një fitore, por u nevojitet edhe në xhiron e fundit të shënojnë fitore për të mos mbetur në dy pozitat e fundit

Rezultatet dhe Tabelat:

Aktivitetet e ardhshme

Me 23 prill në kalendarë janë xhirot 5 dhe 6 në ligën e parë për meshkuj dhe femra, si dhe xhirot e fundit në tri ligat e dyta

Po ashtu me 23 prill është paraparë manifestimi i ditës së pingpongut në disa qytete të Kosovës.