Të shtunën me 20.04.2018, në Palestrën e Pingpongut të Pallatit të Rinisë u zhvillua turneu memorial për nder të trajnerit të Prishtinës “Bedri Ajeti” në kategorinë e juniorëve, kadetëve dhe minikadetëve për meshkuj dhe femra. Morën pjesë afër 100 pingpongistë dhe pingpongiste nga klubet e Kosovës.
Në kategorinë e minikadeteve u paraqitën 18 lojtare, apo gati 5 fish më shumë se vitin e kaluar, që nënkupton se klubet janë duke punuar më të madhe me grup moshat e reja, që janë një sihariq për përmirësimin e cilësisë së pingpongut në të ardhmen e afërt. Pas ndeshjeve shumë të përafërta fituese doli Adea Babuni që në finale fitoj ndaj Elsa Behlulit, vendin e tretë e zunë Lene Osmani dhe Liza Shabani.
Edhe në kategorinë e minikadetëve numri i lojtarëve është rritur gati 2 fish nga viti i kaluar, gjithsej ishin të paraqitur 26 lojtarë. Kampion i turneu u shpall Adriatik Maloku që në finale triumfoi ndaj Eris Qerimit, vendin e tretë e zunë Amir Hoxha dhe Endri Reka.
Edhe në kategorinë e kadeteve pat shumë ndeshje të shumta dhe të forta më e mira doli Shega Hashni që në finale fitoi ndaj Jerina Rexhepit, vendin e tretë e zunë Loresa Imri dhe Adea Babuni.
Te kategoria e kadetëve, Berat Hajdari përsëri fitoi në finale ndaj Sylejman Çerkinit, vendin e tretë e zunë Amir Hoxha dhe Rilind Gashi.
Në kategorinë e junioreve Alma Mehmeti vazhdoi dominimin, ajo në finale fitoj ndaj Shega Hashanit, vendin e tretë e zunë Bleona Mehmeti dhe Loresa Imeri.
Në kategorinë e juniorëve mungesën e Fatih Karabaxhakut dhe Kreshnik Mahmutit që gjenden në Kampionatin Botërorë për senior, më së miri e shfrytëzoi Blendi Hajdari që në finale fitoi ndaj Aulon Bivolakut, vendin e tretë e zunë Eni Gashi dhe Sylejman Qerkini.