STAG

Blendi Hajdari dhe Shega Hashani fitues të TOP 8 per Kadet

 Me 5 tetor, në pallatin e Rinisë në Prishtinë u organizua turneu për kadetët më të mirë të Kosovës, respektivisht turneu TOP 8, që konsiderohet si turneu më i fortë i vitit, ku lojtarët më të mirë garojnë secili me secilin nga ku edhe dalin rezultatet përfundimtare. E veçanta e TOP 8 turneut për këtë vit ishte pjesëmarrja e të gjithë lojtarëve të ftuar, e kështu edhe gara ishte më sviduese për secilin lojtarë.

Të gjitha ndeshjet janë zhvilluar në frymë sportive, me konkurrecë mjaft të madhe ndërmjet të gjithë lojtarëve, e posaçërisht në xhirot e fundit, ku edhe u përcaktua fituesi për meshkuj dhe femra, e sot pa asnjë humbje dolën Blendi Hajdari dhe Shega Hashani. Përderisa për vendin e dytë tek meshkuj është pritur të jetë Sylejman Çerkini, te femrat befasoi Adea Babuni, vendi i tretë u takoi Rilind Gashit dhe Jerina Rexhepit. 

Rezultatet komplet për të dy kategoritë.

Renditja Kadetet

pozita

Lojtari

Klubi

Fitore

Humbje

Pike

1

Shega Hashani

KPP Ahmet Hoxha

7

0

14

2

Adea Babuni

KPP Vllaznimi

5

2

12

3

Jerina Rexhepi

KPP Ahmet Hoxha

5

2

12

4

Lene Osmani

KPP Elting Dardania

4

3

11

5

Loresa Imeri

KPP Vushtrria

4

3

11

6

Taibe Ruli

KPP Lidhja e Prizrenit

2

5

9

7

Elsa Behluli

KPP Ahmet Hoxha MK

1

6

8

8

Anisa Domaniku

KPP Prishtina Femrat

0

7

7

 

Renditja Kadetët

pozita

Lojtari

Klubi

Fitore

Humbje

Pike

1

Blend Hajdari

KPP Lidhja e Prizrenit

7

0

14

2

Sylejman Çerkini

KPP Shkolla Ahmet Hoxha

6

1

13

3

Rilind Gashi

KPP Hasan Prishtina

3

4

10

4

Adriatik Maloku

KPP Shkolla Ahmet Hoxha

3

4

10

5

Llukman Beka

KPP Vushtrria

3

4

10

6

Dren Çerkini

KPP Shkolla Ahmet Hoxha

2

5

9

7

Jon Bedra

KPP Vllaznimi

2

5

9

8

Amir Hoxha

KPP Shkolla Ahmet Hoxha

2

5

9

 

 https://www.facebook.com/fppks/posts/2653426608053666 

Aktivitetet e ardhshme te FPPK-se jane:

Java e ardhshme pritet të jetë e ngjeshur me aktivitetet e FPPK-së, pasi janë paraparë 4 aktivitete të ndryshme.

Fillimisht është paraparë pjesëmarrja e reprezentacionit U16 dhe U18 në ITTF Cirquit në Shkup nga 8 deri 11 tetor.

Me 12 tetor është paraparë TOP 8 për minikadet, si dhe turneu i parë i veteranëve Gani Maloku, e pastaj me 13 tetor janë paraparë të zhvillohen 2 xhirot e radhës në ligën e parë.