STAG

Chris Doran dhe Linda Zeqiri fitues të turneut 'Dita e Flamurit'

Sot më 27.11.22 në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u zhvillua turneu i seniorëve “Dita e Flamurit”. Turneu ishte mjaftë masovik ku pati pjesëmarrës nga Kosova dhe Shqipëria ku u zhvilluan shumë ndeshje interesante.

Në kategorinë e femrave në gjysmëfinalen e parë u takuan Linda Zeqiri dhe Lenë Osmani, ku pas një ndeshje interesante Linda arriti të fitoj me rezultat të ngushtë 3-2. Në gjysmëfinalen e dytë Alma Mehmeti arriti ta mposhtë Shega Hashanin me rezultat 3-0. Në finale, ashtu siç pritej favorite ishte Linda Zeqiri e cila e mposhti bashkëlojtaren e klubit Alma Mehmetin me rezultat 3-1 për tu shpallur kampione e këtij turneu.

Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan Chris Doran dhe Kreshnik Mahmuti i cili nuk mundi t’i rezistoj anglezit Chris Doran i cili fitoi me rezultat të pastër 3-0 sikurse Fatih Karabaxhaku i cili e mposhti bashkëlojtarin e klubit Blend Hajdari në gjysmëfinalen e dytë. Në finale Fatih me gjithë angazhimin e tij nuk arriti ta befasoj kampionin e këtij turneu Chris Doran i cili shënoi fitore me rezultat bindës 3-0.

REZULTATET

Femrat

1.Linda Zeqiri

2.Alma Mehmeti

3.Lenë Osmani

3.Shega Hashani

 

Meshkujt

1.Chris Doran

2.Fatih Karabaxhaku

3.Kreshnik Mahmuti

3.Blend Hajdari

Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5884466274949667/5884458971617064/