Sot, në Palestrën e Pingpongut në Prishtinë, u mbajt turneu Dita e Çlirimit të Prishtinës. Gara u mbajt në dy kategori, minikadetë dhe kadetë. Morën pjesë rreth 80 pingpongistë të rinj nga shumica e klubeve të Kosovës.
Në konkurrencën e minikadetëve pati paraqitje të mira dhe interesante, ku pati edhe befasi. Te femrat, Adea Babuni e arsyetoi epitetin e favorites dhe u tregua më e mire se rivalet e saj. Në ndeshjen finale ishte më e mire se Anesa Domaniku e Prishtinës, të cilën e mundi me 3:0, në seta.
Te minikadetët, Erjon Reka e befasoi kolegun e klubit të tij, Amir Hoxhën me 3:2 në seta, njëkohësisht ai e mundi kampionin në fuqi për këtë grupmoshë.
Te kadetët ndeshjet e zhvilluara ishin më të forta dhe cilësore. Te femrat Shega Hashani ishte bindshëm më e mire se rivalet e saj për tamundur në finale kolegen e saj të klubit me 3:0 në seta, e me këtë rezultat I mundi të gjitha kundërshtaret e saj.
Te djemtë, kampioni në fuqi, me mund arriti të kalojë kundërshtarin e tij Dren Çerkinin në gjysmëfinale, madje me fat pasi Dreni po udhëhiqte me 10:8 në setin e pestë, por Blendi me përvojën e tij E fitoi ndeshjen dhe u rendit në finale. Në finale, Blendi u tregua shumë më i kujdesshëm dhe me 3:0 e mundi Rilind Gashin, i cili në gjysmëfinale e befasoi Sylejman Çerkinin me 3:0 në seta.
Fituesit u shpërblyen me medale e Kupa.
Renditja.
MInikadetet:
Minikadetët:
Kadetet:
Kadetët: