Federata e Pingpongut e Kosovës njofton me kënaqësi se sportistet e reja Zana Bllaca dhe Erina Vranovci do ta përfaqësojnë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare të të rinjve U11, Euro Mini Champ’s 2026, e cila do të zhvillohet nga 28 deri më 30 gusht 2026, në Schiltigheim të Francës.
Vajzat tona do të udhëtojnë të shoqëruara dhe të udhëhequra nga trajnerët Naser Hasani dhe Yll Maloku, të cilët do të kujdesen për përgatitjen dhe paraqitjen e ekipit tonë në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.
Euro Mini Champ’s është një nga turnetë më prestigjioze evropiane për talentet e reja të pingpongut dhe mbledh në garë sportistët më të mirë të moshave të reja nga vende të ndryshme të Evropës.
Federata u uron Zanës dhe Erinës shumë suksese, paraqitje sa më të mira dhe përfaqësim dinjitoz të Kosovës! 🇽🇰🏓
Suksese, Zana dhe Erina!
Forca Kosovë! 💪
