STAG

Faris Karabaxhaku e Feroza Smajli dhe Amant Sejdiu e Maxhire Sojeva Kampion të kampiotatit Individual të Kosovës për U9 dhe U13

Sot me date 15 Prill, u zhvilluan Kampionati Individual të Kosovës për U9 dhe U13, në Ferizaj në shkollen “Tefik Çanga” apo thënë ndryshe shpresat e pingpongut Kosovarë, të cilët me entuziazmin e angazhimin e tyre treguan se dita ditës cilësia e pingpongut kosovarë është në rritje

Kampionati u zhvillua në kushte të mira organizative dhe në një atmosferë sportive pjesëmarrëse ishin shumica e klubeve të regjistruar në FPPK gjatë vitit 2023, e pa dyshim klubet me emrin Ahmet Hoxha rezultuan më të suksesshmet duke ndalur në Ferizaj 5 nga 7 titujt e mundshëm

Në kategorinë për çifte të përziera, pas shumë ndeshjesh të forta në finale shkuan Amant Sejdiu & Maxhire Sojeva me Olti Behluli & Sara Hoxha, që rezultoi me 3 – 1 për Amantin dhe Maxhiren.

Tek çiftet Femra, u zhvilluan gara shumë të forta ku në fund në finale shkuan Maxhire Sojeva & Sara Hoxha me Jonida Ibrahimi & Vlera Beqa, një ndeshje shumë interesante dhe e fortë ku fituese dolën Maxhire Sojeva & Sara Hoxha me rezultat 3-1.

Tek çiftet Meshkuj, finalist ishin Muhammet Mudut & Olti Behluli bashkë me Albes Behluli& Amant Sejdiu, një ndeshje interesante ku fitues dolen Albes Behluli & Amant Sejdiu me rezultat 3-0.

Në kategorinë e femrave U9, në finale u takuan Feroza Smajli dhe Azra Haskuka, ku Feroza arriti të fitoj me rezultat 3-0 për ta siguruar vendin e pare në këtë kampionat.

Në kategorinë e meshkujve vendin e pare arriti ta fitoj Faris Karabaxhaku i cili e mposhti në finale Leart Feratin me rezultat 3-0.

Në kategorinë e femrave U13, Maxhire Sojeva shkëlqeu duke mposhtur Vlera Beqen dhe arriti ta fitoj vendin e pare me rezultat 3-0. Ndërsa tek kategoria e meshkujve U13, gara ishte shumë e forte mes dy garuesve Resul Smaili dhe Amant Sejdiu të cilët treguan talent të shkëlqyer dhe një ndeshje shumë të forte ku fitues i kësaj ndeshje që arriti vendin e pare ishte Amant Sejdiu me rezultat 3-0.

 

REZULTATET

Çifte të përziera

1. Amant Sejdiu / Maxhire Sojeva

2. Olti Behluli / Sara Hoxha

3. Alara Sisko / Muhammet Mudut

3. Albes Behluli / Tuana Cerkini

 

Çifte të femra

1. Maxhire Sojeva / Sara Hoxha

2. Jonida Ibrahimi / Vlera  Beqa

3. Lira Hashani / Tuana Cerkini

4. Feroza Smajli / Verore  Beqa

 

Çifte të meshkujve

1. Albes Behluli / Amant Sejdiu

2. Muhammet Mudut / Olti Behluli

3. Donat  Ferizi / Leart Bivolaku

3. Near Çerkini / Sharr Hashani

 

U9 Femrat

1. Feroza Smajli

2. Azra Haskuka

3. Alea Mehmeti

3. Jara Hallaqi

 

U9 Meshkujt

1. Faris Karabaxhaku

2. Leart Ferati

3. Arijon Krasniqi

3. Rubin Osmani

 

U13 Femrat

1. Maxhire Sojeva

2. Vlera Beqa

3. Amra Gashi

3. Jonida Ibrahimi

 

U13 Meshkujt

1. Amant Sejdiu

2. Resul Smaili

3. Muhammet Mudut

3. Olti Behluli

 

 Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.6323459481050342/6323452514384372/