STAG

Fatihu i artë në turneun ndërkombëtarë "Zegin Open 2022"

Fatih Karabaxhaku sportisti i klubit të pingpongut "Lidhja e Prizrenit" nga Prizreni, njëherësh sportist standard i përfaqësueses së Kosovës, sot kishte një ndër paraqitjet më kulminante duke rrëmbyer titullin e Kampionit U-19 në turneun ndërkombëtarë "Zegin Open 2022" të mbajtur sot në Berovo të Maqedonisë Veriore, ku po marrin pjesë sportistë nga gjashtë shtete të ballkanit.