STAG

Filloi kampionati ekipor në Superligën e Kosovës në pingpong

Sot me datën 12.03.2022 në SHFMU “Fadil Hisari” në Prizren filloi sezoni pranveror i garave ekipore në Superligën e Kosovës në pingpong për kategorinë e meshkujve dhe femrave. U zhvilluan disa ndeshje interesante me poena të zgjatur, me rivalitet e befasi, por çdoherë në frymën fair play.

Në kategorinë e meshkujve u zhvilluan dy xhiro ku favoritët Kpp Lidhja e Prizrenit, dhe Kpp Dardania nuk lejuan befasi dhe fituan dy ndeshjet e tyre. Ndeshje interesante u zhvillua ajo në mes të Kpp Dardania dhe Kpp Liria e cila përfundoi me rezultat të ngushtë 4-3. Kpp Vushtrria arriti ta befasoj nënkampionin e stinorit të kaluar Kpp Priping ku u zhvillua ndeshje shumë interesante e që përfundoi me rezultat të ngushtë 4-3. Poashtu ndeshja Kpp Liria vs Kpp Ahmet Hoxha ishte ndeshje mjaftë interesante ku vetëm pas 7 ndeshjeve të zhvilluara u përcaktua fituesi, që në fund doli të jetë Liria e Prizrenit me rezultat 4-3.

Në kategorinë e femrave poashtu u zhvilluan dy xhiro. Në xhiron e parë pati ndeshje interesante ku deri në momentet e fundit nuk mund të percaktohej fituesi. Ndeshje interesante ishte në mes të Kpp Vushtrria F dhe Kpp Ahmet Hoxha MK që përfundoi me rezultat të ngushte 4-3 në të mirë të ekipit nga Ferizaj. Në xhiron e dytë ndeshje interesante u zhvillua ajo në mes të Kpp Ahmet Hoxha MK dhe Kpp Prishtina F që përfundoi me rezultat të ngushtë 4-3. Favoritet Kpp Drita dhe Kpp Ahmet Hoxha F shënuan fitore bindëse në dy xhirot e zhvilluara.

Tabelat dhe rezultatet