STAG

Filloi sezoni pranveror i garave ekipore në Ligën e Juniorëve U17

Sot me datën 12.03.2022 në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj filluan garat ekipore të sezonit pranveror në Ligën e Juniorëve U17 për meshkuj dhe femra ku u zhvilluan dy xhirot e para. Këtë vit për shkak të numrit të madh të klubeve në kategorinë e meshkujve liga e juniorëve U17 është ndarë në dy grupe A dhe B.

Në kategorinë e meshkujve u zhvilluan ndeshje interesante dhe vlenë të përmendet debutimi i suksesshëm në këtë ligë i klubit “Shqiponjat e zeza” të cilët arritën të shënojnë dy fitore për tu pozicionuar në maje të tabelës. Në ndeshjet tjera favoritët nuk lejuan befasi.

Në kategorinë e femrave poashtu u zhvilluan dy xhirot e para dhe ndër ndeshjet më interesante ishin ndeshja “Peja F”  kundër “Lidhja e Prizrenit F” ku vajzat nga Prizrenit fituan me rezultat të ngushtë 3 me 2 si dhe ndeshja në mes të “KVPP Prizreni” dhe “Artana” ku poashtu me rezultat të ngushtë 3 me 2 arritën të fitojnë “Artana”.

Rezultatet dhe tabelat:

 

Aktivitetet e ardhshme

Nesër me datën 13.03.2022 në shkollën “8 marsi” në Pejë do të zhvillohen xhirot e para të Ligës së parë për meshkuj dhe femra si dhe Ligës së dytë për meshkuj.