STAG

Fillojnë garat ekipore në Ligën e Parë për sezonin vjeshtor

Me 05 shtator duke filluar nga ora 10:00 në SHMU Dardania në Pejë (https://goo.gl/maps/15ZfnqRdunGHT2Qh8) është paraparë fillimi i garave ekipore të ligës së parë për meshkuj dhe femra.

Peja do të jetë për herë të parë nikoqire e organizimit të garave ekipore në Pingpong, në saj të ndarjes së 6 tavolinave stag nga FPPK-ja si dhe përkrahjes së Komunës së Pejës për dy klubet nga ky vend.

FPPK-ja përveç Pejës si qendra për organizim të garave ekipore ka paraparë edhe Ferizajin, Prishtinën dhe Prizrenin, të gjitha këto i ka furnizuar me tavolinat e reja STAG të ardhura me kontingjentin e fundit nga marrëveshja 4 vjeçare.

Lidhur me organizimin e garave do të aplikohen të gjitha masat anticovid të parapara nga Qeveria, andaj përveç lojtarëve që janë duke zhvilluar lojen të gjithë të pranishmit duhet të respektojnë distancën dhe të mbajnë maska, ndërsa në sallë do të lejohen vetëm klubet që kanë ndeshje.

 

Ndeshjet e kësaj fundjave do të jenë: