STAG

Fillon Dita 2 e WTT Youth Contender Prishtina 2026

Të nderuar,

Sot vazhdon Dita 2 e garave ndërkombëtare WTT Youth Contender Prishtina 2026, që po zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. 

Programi i ditës së sotme fillon me ndeshjet në kategorinë Mixed Doubles U15 dhe U19, për të vazhduar më pas me duele të forta të çerekfinales në kategoritë U13 dhe U17 për vajza dhe djem.

Pas një dite të parë me ndeshje emocionuese dhe paraqitje shumë të mira nga sportistët vendorë dhe ndërkombëtarë, edhe sot pritet të zhvillohen duele të forta.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet sportistëve të Kosovës, të cilët siguruan kualifikimin në fazat eliminuese dhe do të vazhdojnë garën gjatë ditës së sotme:

• Denat Makolli
• Det Konushevci
• Erina Vranovci
• Imran Duraki

Ndeshjet e tyre do të zhvillohen nga ora 15:15, ku pritet atmosferë sportive dhe përkrahje e madhe nga publiku.

Ftojmë të gjithë mediat, dashamirët e sportit dhe qytetarët të jenë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar dhe të mbështesin talentët e rinj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Me respekt,
FPPK