STAG

Filluan garat ekipore edhe në ligën e parë dhe të dytë në pingpong

Sot më 19.03.2023 në tri qytete të Kosovës duke filluar nga ora 10:00 u zhvilluan xhirot e para për ligën e parë M&F dhe të dytë M.

Në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj  nga ora 10:00 u zhvilluan xhirot 1 dhe 2 në ligën e parë të meshkujve ku u zhvilluan shumë ndeshje interesante dhe rivalitet të lartë, e befasi ishte fitorja e Istogut ndaj Sharrit me 3:1. Nga ora 13:00 filluan ndeshjet e ligës së dytë A – rajoni i Ferizajt- në të cilën po ashtu kishte ndeshje interesante dhe me rivalitet, por favoritët nuk lejuan befasi.

Në SHMU 8 Marsi në Pejë me fillim nga ora 10:00 u zhvilluan xhirot 1 dhe 2 në ligën e parë të femrave në atmosferë shumë të mirë për lojë dhe prezencë të publikut, të cilët u ndanë të kënaqur me rivalitetin e treguar nga vashat, e favoritët nuk lejuan befasi. Nga ora 13:00 filluan ndeshjet e ligës së dytë B – rajoni i Pejës- në të cilën po ashtu kishte ndeshje interesante dhe me rivalitet.

Në sallën e pingpongut në Pallatin e rinisë në Prishtinë nga ora 10:00 u zhvilluan xhirot 1 dhe 2 të ligës së dytë C – rajoni i Prishtinës – në ambient shoqëror u zhvilluan ndeshje të mira e favoritët nuk lejuan befasi.

Rezultatet dhe tabelat