STAG

Filluan garat ekipore në ligën e juniorëve U15 dhe U19

Dje me datën 11.03.2023 në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj filluan garat ekipore të sezonit pranveror në ligën e juniorëve U15 dhe U19 për meshkuj dhe femra ku u zhvilluan dy xhirot e para. Këtë vit për shkak të numrit të madh të klubeve në kategorinë e meshkujve liga e juniorëve U15 është ndarë në dy grupe A dhe B.

Ndeshjet u zhvilluan në kushte të mira organizative dhe në një atmosferë sportive. Në të dy kategoritë u zhvilluan mjaftë ndeshje interesante dhe me plotë entuziasëm. Në shumicën e ndeshjeve favoritët nuk lejuan befasi.

Rezultatet dhe tabelat