STAG

FPPK organizon turneun ''Adem Jashari''

 

Të shtunën, më 8 Mars, me fillim nga ora 10, në Palestrën e Shkollës Profesionale "ANTON ÇETA" në Skenderaj, do të mbahet turneu tradicional për seniorë “Adem Jashari”. 

 

Të drejtë pjesëmarrjeje do të kenë të gjithë lojtarët e regjistruar në FPPK, të moshës 16 vjeç e më të vjetër (dhe 4 të parët nga Rangalista U15)

Luten klubet që ta bëjnë paraqitjen e lojtarëve, më së voni, deri të mërkurën, më 5 Mars, në Ora 16.

Paraqitjet pas afatit nuk do të pranohen.

Shorti do të hedhet të enjten online, në ora 20.