STAG

FPPK-së i shtohet edhe një gjyqtarë ndërkombëtar

Eroll Karabaxhaku është gjyqtari i nëntë (9) ndërkombëtar i FPPK-së, i cili dje kaloi provimin online për gjyqtarë ndërkombëtarë.

Provimi u organizua sipas sistemi të ri të përcaktuar në fillim të vitit 2020, për të cilin nga FPPK-ja janë paraqitur 3 gjyqtarë aktiv, të udhëhequr nga gjyqtari ndërkombëtar Bashkim Gashi.

z. Gashi theksoi se me datën 09.05.2020, tre kandidatët e paraqitur për gjyqtarë ndërkombëtar nga FPPK iu nënshtruan provimit online dhe me këtë rast z.Eroll Karabaxhaku e ka kaluar me sukses provimin, ndërsa dy kandidatët tjerë kanë pasur me pak fat. Si rezultat i kësaj, nga sot Kosovës i shtohet edhe një gjyqtarë ndërkombëtar në pingpong.

Urime dhe suksese për gjyqtarin e ri në arenën ndërkombëtare.

FPPK