Të dielën me 6 prill, për herë të parë, janë mbledhur pingpongistët më të mirë të Kosovës, nën udhëheqjen e Drejtorit të Përfaqësueses, Petrit Drenica. Pas një seance stërvitore intensive, u zhvillua një diskutim konstruktiv ku sportistëve iu dha hapësirë të shprehin mendimet dhe nevojat e tyre për përmirësimin e kushteve dhe rritjen e kapaciteteve në nivel ndërkombëtar.
FPPK është e kënaqur me suksesin që pati ky grumbullim dhe beson se iniciativat e tilla janë hapa drejt një zhvillimi në karrierën e sportistëve dhe sportit të pingpongut në përgjithësi.