STAG

Kadetët Adriatik Maloku dhe Lene Osmani dhe minikadetët Arti Karabaxhaku dhe Taibe Ruli fitues të turneut "Dita e çlirimit të Prishtinës"

 

Me 12 dhe 13 qershor në sallën e pingpongut të pallatit të rinisë në Prishtinë, FPPK në bashkëpunim me Kpp Priping dhe departamentin e sportit të Komunës së Prishtinës, organizuan turneun për ditën e çlirimit të Prishtinës për minikadet dhe kadet. Numri i madh i të paraqiturve bëri që salla të dukej e vogël, duket se të gjitha klubet e federatës së pingpongut janë duke i përkushtuar rëndësi kategorive të reja, të cilat janë trefishuar për 3 vite, andaj turneu i paraparë të organizohet vetëm të shtunën u nda në dy ditë sipas kategorive, me 12 qershor u organizuan garat për Kadet ndërsa me 13 qershor për MiniKadet.
Garat në të dy kategoritë ishin shumë të mira, vërehej se trajnerët janë duke u përkushtuar që të transmetojnë sa më shumë njohuri tek shpresat e ardhshme të federatës së pingpongut, shumica e ndeshjeve ishin të niveluara e vetëm nuancat bënin që të dallohej fituesi.
Pas shumë ndeshjeve më të mirët dolën:
Kadet Meshkuj
1. Adriatik Maloku
2. Anes Behluli
3. Amir Hoxha
3. Ron Kolloni

Kadet Femra
1. Lenë Osmani
2. Adea Babuni
3. Taibe Ruli
3. Tana Çitaku

Minikadet Meshkuj
1. Arti Karabaxhaku
2. Elton Shemsiu
3. Buron Stanovci
3. Resul Smaili

Minikadet Femra
1. Taibe Ruli
2. Elsa Behluli
3. Ajola Behluli
3. Maxhire Sojeva

https://www.facebook.com/fppks/posts/4254804031249241

https://www.facebook.com/fppks/posts/4252473864815591

Aktivitetet e ardhshme
Federata e pingpongut si përmbyllje të sezonit pranveror do të marrë pjesë në dy aktivitete ndërkombëtare si dhe do të organizoj kampionatin për veteran si në vijim:
• Nga 23-28.06.21 në kampionatin Individual Europian të seniorve, Warsaw (POL)
• Nga 23-27.06.21 në kampionatet ballkanike të të rinjve, Albena (BUL)
• Me 27.06.2021 Kampionati individual i Kosovës për Veteran