Përfaqësuesja e Kosovës është e gatshme të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik për të rinjë i cili do të mbahet në Greqi, me një skuadër të talentuar dhe ambicioze. Lojtarët dhe trajnerët tanë janë përgatitur për sfidat e reja dhe janë të përkushtuar për të përfaqësuar vendin tonë me dinjitet dhe sukses. Ata do të garojnë nga datat 28 qershor deri me 2 korrik 2023.
Ekipi ynë në kategorinë U19 për femra do të përfaqësohet nga Lenë Osmani, Shega Hashani dhe Leoresa Imeri, të cilat do të udhëheqen nga trajneri Jeton Azizi. Ndërsa në kategorinë U19 për meshkuj, Kosova do të përfaqësohet nga Blend Hajdari, Adriatik Maloku dhe Erjon Reka, nën drejtimin e trajnerit Kreshnik Mahmuti.
Në kategorinë U15, Taibe Ruli, Ajola Behluli dhe Maxhire Sojeva janë lojtare të talentuara me potencial të madh dhe me dëshirë të fortë për të arritur sukses. Ato do të udhëheqen në këtë kampionat nga trajneri Besim Hajdari. Po ashtu, Arti Karaxhaku, Akil Mahmuti, Amant Sejdiu dhe Andi Çeku janë lojtarë të talentuar në kategorinë U15. Ata do të përfaqësojnë Kosovën me nder në këtë kampionat të rëndësishëm, ndërsa drejtimin e tyre do ta ketë Eroll Karabaxhaku.
Përfaqësuesit tanë janë të vendosur të paraqiten me zell dhe guxim në Kampionatin Ballkanik për të rinjë. Ne jemi të bindur se me përkushtimin dhe përpjekjet e skuadrës sonë, do të bëjmë Kosovën krenare.
Për më shumë informata lidhur me këtë kampionat mund të gjeni në linkun: https://balkantabletennisunion.com/.../balkan-youth.../