STAG

Kosova kthehet me dy medalje të bronzit nga kampi zhvillimor i mbajtur në Turqi

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur që të siguroj dy medalje të bronzit në turneun e mbajtur në kuadër të kampit zhvillimor për të rinj i cili u mbajt në Pendik të Turqisë dhe është udhëhequr nga ekperti kroat z. Neven Cegnar.

Është talentja Maxhire Sojeva e udhëhequr nga trajneri i saj Ardian Lamaxhema ajo e cila ka arritur të plasohet në tre më të mirat në kategorinë individuale për femra si dhe kategorinë çifte të perziera.

Paraqitje të mirë ka treguar edhe Vlera Beqa e udhëhequr nga trajneri i saj Bedri Hoti, e cila arriti të tregoj potencialin e saj përkundër faktit që ishte më e re në moshë sesa grupmosha në të cilën garoi.

Urime.