STAG

Kosova në garë në Kampionatin Ballkanik të Seniorëve në Sarajevë

Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong do të jetë pjesë e Kampionatit Ballkanik të Seniorëve, që do të zhvillohet nga 15 deri më 19 shtator në Sarajevë, ku Kosova do të garojë në konkurrencën e meshkujve dhe femrave.

Në konkurrencën e meshkujve, Kosovën do ta përfaqësojnë Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku dhe Blend Hajdari, të udhëhequr nga trajneri Rifat Rifati. Në fazën e grupeve, ekipi kosovar do të përballet me Moldavinë dhe Maqedoninë e Veriut, me synim kalimin e grupit dhe vazhdimin e garës.

Në konkurrencën e femrave, pjesë e ekipit do të jenë Shega Hashani, Leoresa Imeri dhe Alma Mehmeti, me trajner Ridvan Hashani. Vajzat kosovare do të përballen me Rumaninë, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, në një grup që pritet të jetë më sfidues.

Përveç garave ekipore, gjatë kampionatit do të zhvillohen edhe garat individuale dhe ato në çifte, duke u dhënë sportistëve kosovarë mundësinë për të garuar në disa disiplina.

Në kuadër të qëndrimit në Sarajevë, Kryetari i FPPK-së, Nehat Çitaku i cili është edhe Nënkryetar i BTTU-së do të merr pjesë në Mbledhjen e rradhës së Bordit të BTTU-së dhe bashkë anëtari i Bordit, Gani Pireva, do të marrin pjesë edhe në Kongresin e BTTU-së në të cilin do të shqyrtohen propozimet per ndryshime ne STATUT të BTTU-së si dhe pranimi në cilësinë e anëtarit vëzhgues të Qipros Veriore.

FPPK do të përcjellë nga afër paraqitjet e përfaqësuesve të Kosovës dhe do të informojë për rezultatet gjatë zhvillimit të kampionatit.